fbpx

Arrestohet një person në Pejë, iu gjet armë pa leje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë te i cili gjeti armë pa leje.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 27.08.2024, rreth orёs 23:20, patrulla Policore gjatё kontrollit rutinё nё fshatin Baran-Pejё, kanё ndaluar tё dyshuarin i cili ishte duke ngasur automjetin me targa vendore, gjatё kontrollit tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё ADAM cal:9mm; Njё (1) karikator i sё njejtёs armё; Dhjetё (10) fishekё cal:9mm”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]