fbpx

Vdes personi që u aksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Një person ka vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” .

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ndërkaq nga policia kanë konfirmuar se personi i lënduar nga ky aksident ka ndërruar jetë.

“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]