Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një paralajmërim “urgjent” për evakuim për banorët e Burj al-Barajneh dhe Hadath – të dyja zona në jug të Bejrutit.
“Ju ndodheni pranë objekteve dhe interesave të Hezbollahut, dhe IDF do të veprojë kundër tyre në të ardhmen e afërt,” thuhet në paralajmërim.
“Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, duhet të evakuoni menjëherë këtë ndërtesë dhe ndërtesat përreth saj dhe të qëndroni larg të paktën 500 metra.”
Sulme me raketa janë kryer pas urdhrave të ngjashëm të lëshuar ditët e fundit, ka raportuar BBC.