fbpx

Bajqinovci, opozitës: 80% e mërgatës do të votojnë për Kurtin

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës që sugjeronin se mërgata ka ndryshuar mendje në lidhje me preferencat e saj politike, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se realiteti është ndryshe: mërgata po tregon një besim të fortë në Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke parashikuar se më shumë se 80% e votuesve në diasporë do ta mbështesin Kryeministrin.

Bajqinovci theksoi se ky besim i rinovuar reflekton punën e vazhdueshme dhe angazhimin e qeverisë për të adresuar nevojat e qytetarëve, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.Postimi i plotë:

Opozita thoshte se mërgata ka ndryshuar mendje!E vërtetë se mërgata ka ndryshuar, tash do e votojë me mbi 80% Albinin, mërgata i beson Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]