Lajmi se Al Pacino u bë baba në moshën 83-vjeçare bëri xhiron e rrjetit 1 vit më parë. Së fundmi, aktori i famshëm ka folur në lidhje me të qënurit “baba i ri” në këtë moshë ,duke argumentuar se është shumë argëtuese.
Një nga yjet më të mëdhenj të filmit të të gjitha kohërave, Al Pacino, i ulur në një suitë në një hotel në Beverly Hills, i ka kthyer përgjigje të gjithë kritikeve, se si është ë jesh baba në moshën 83 vjecare duke e përmbledhur vetëm me një fjali:
Nuk e keni idenë sa argëtuese është të jesh “baba i ri” në moshën 84-vjeçare”
Ai ka thënë se ka qenë një ndër dëshirat e tij që të bëhej baba për herë të katërt, me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roman, dhe tashmë është 16 muajsh. Më tej, Pacino shprehet se dëshiron dhe shpreson që të jetë pranë këtij fëmije.
“Dua të jem pranë këtij fëmije. Dhe shpresoj të jem. Uroj që të jem i shëndetshëm dhe ai e di se kush është babai i tij, natyrisht.”
Pacino dhe nëna e Romanit, “ndanë rrugët e tyre” 3 muaj pasi erdhi në jetë bebja e tyre, mirëpo ajo që i bashkon është pikërisht fëmija e tyre. Aktori shton se pjesa më e madhe e përfshirjes së tij në prindërim për Roman është e kufizuar në kontaktet online.
“Ai më dërgon mesazhe herë pas here. Gjithçka që ai bën është e vërtetë. Gjithçka që ai bën është interesante për mua. Pra, ne flasim. Unë luaj harmonikën me të në anën tjetër të videos dhe kemi bërë këtë lloj kontakti. Pra, është argëtuese”, shprehet Pacino.
Al Pacino dhe Noor Alfallah nisën romancën e tyre në Prill të 2022-it. Ylli i kinemasë ka edhe 3 fëmijë nga lidhjet e mëparshme.