Truproja i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka shtyrë me forcë gazetarin derisa po tentonte t’i bënte një pyetje presidentes Osmani gjatë një paraqitje publike.
Gazetari i televizionit RTV 21 Burim Zariqi ishte duke e pyetur lidhur me situatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Derisa po ecte, gazetarët patën shumë pyetje dhe në një moment, sigurimi i presidentes është parë duke shtyrë njërin prej tyre.
“Mos e, mos e…” – dëgjohet duke thënë presidentja, derisa e ndalon dhe u kërkon gazetarëve të nisin pyetje me shkrim.
Po jemi takuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.” – u shpreh presidentja.
Shikone momentin e incidentit nga minuta e 17’të: