fbpx

Ndërron jetë Tina Kaidanow, ish-ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ish ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Tina Kaidanow, ka ndërruar jetë.

Ish- ministri i jashtëm Skendër Hyseni, i cili ka bërë të ditur për vdekjen e Kaidanow, ka thënë se kontributi i saj për Kosovën, mbetet i pazëvendësueshëm.

“Kontributi dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në pergatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendsueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj. Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambassador Tina Kaidanow”, ka shkruar Hyseni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]