Gani Geci ka thënë se grafitet denigruese për vëllain e tij Fadil Gecin janë shkruar nga njerëz të afërt me Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës i cili po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.
Geci, në një paraqitje para mediave të enjten, tha se grafitet e mbajnë një emër dhe mbiemër dhe se ai është Hashim Thaçi.
“Unë mendoj se këto grafitë janë të iniciuara nga një organizatë ‘Liria Ka Emër’, e me pasë emrin ‘Liria Hashime’, po të bëjë be se unë këto ‘Hashimet’ kam qejf me i punu. Po them sinqerisht, unë jam këtu para juve ditën. Kam pasë thanë para 23 viteve që nuk ka me lanë gurë pa rrotullu. I ftoj krejt rusët, Putinin, Milloshin lë ta zgjojnë dhe le të zgjohet edhe Hashimja prej Buroje se familjen Bajraktari të Llaushës smund ta denigrojnë këta”, ka deklaruar Geci.
“Ata po mundohen të na denigrojnë, e në formën e njëjtë ka me ua kthy edhe unë”, ka thënë ai.
“Unë jam këtu, ditë e natë, unë nuk iku prej Kosovës. Ku janë hajde, a pe shihni këtë gjyks, hajdeni”