fbpx

Osmani: Populli i Kosovës falënderon Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e vazhdueshme

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presdientin turk, Rexhep Tayip Erdogan për Ditën e Republikës.

Me anë të një postimi në “X”, ajo ka thënë që populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e vazhdueshme që ka dhënë ndër vite, shkruan Arbresh.info.

“Zoti President Rexhep Tayip Erdogan Në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, uroj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e vazhdueshme që ka dhënë ndër vite.”, ka shkruar ajo.

“Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe shpresojmë të shfrytëzojmë me shumë entuziazëm mundësitë e ofruara nga bashkëpunimi ynë.”, shtoi Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]