fbpx

Kurti: Ky vend ia vlen fort të jetosh dhe të punosh për të

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë mandatit të tij është dyfishuar punësimi i të rinjve në Kosovë.

Gjatë prezantimit të studimit të rinisë 2024 nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Kurti është shprehur se të rinjtë janë prioritet i tij, derisa ka theksuar edhe ndarjen e bursave për studentë.

Sipas tij, në bazë të këtij studimi del në pah se të rinjtë i mbështesin politikat e majta, të cilat siç vlerësoi Kurti sigurojnë që përfitimet të shpërndahen gjerësisht.

Ndër gjetjet kryesore të studimit janë se të rinjtë si sfidë kryesore në dekadën e ardhshme kanë papunësinë, korrupsionin dhe emigrimin.

Kurti ka potencuar se qeveria është e përkushtuar për arsimimin dhe punësimin e të rinjve, derisa ka theksuar se rritja ekonomike dhe progresi demokratik tregon se ky vend ia vlen fort të jetosh të banosh e të punosh në të dhe për të.

“Jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë”, ka deklaruar mes tjerash Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]