fbpx

PANIK në Paris/ Një person i armatosur hap zjarr brenda McDonald’s, një i vdekur

nga Revista Kosovarja

Një krim i rëndë tronditi Parisin këtë të premte ku një person rreth të gjashtëdhjetave u qëllua me plumb në kokë në një restorant McDonald’s, që ndodhet në lagjen 18 të qytetit.

– Advertisement –
Autori i ngjarjes u dorëzua para policisë pa bërë asnjë rezistencë, dhe sipas burimeve policore përjashtohet pista e terrorizmit.

“Ai shkoi në McDonald’s që ndodhet në Bulevardin Ornano, në lagjen 18 të Parisit, një zonë e njohur për forcat e rendit për shitjen klandestine të barnave ilegale dhe drogës dhe dhe qëlloi me disa plumba një person. Për pasojë, personi ende i paidentifikuar humbi jetën”, thuhet në deklaratën e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]