“Studiodivaa” është vulë suksesi e shqiptares Violette Gashi, lindur e rritur në Francë, ku vazhdon të jetojë e veprojë.
Violetta, ka një eksperiencë te gjatë profesionale si një nga femrat më të zonjat në zanatin e saj si frizere.
Njihet si mjeshtre e balayage dhe si super specialiste për extensions, shkruan “Kosovarja”.
Violette Gashi, së fundi ka krijuar edhe marken e saj për extensions, të quajtur “Divaaa extensions”, që veçohen për kualitet e cilësi të jashtëzakonshme.
Flokët extensions të “Divaaa Extensions”, sëshpejti do të vijnë edhe në Kosovë, në qytetin e Ferizajit.
Lokali do të hapet shumë shpejtë dhe më në fund kualiteti e cilësia e dorës së parë është shumë më pranë klienteve të intetesuara.
Dyqani do të jetë i specializuat vetëm për shitjen e flokëve me tipsa të tejdukshëm dhe me extensions nano keratine.