fbpx

Të premten shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës

nga Revista Kosovarja

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se të premten, më 29 nëntor 2024, do të shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës.

Seanca, e cila do të zhvillohet në orën 11:00, do të shpallë masat për zhdëmtimin e viktimave të përfshira në këtë proces.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara, bëhet e ditur se tetë viktima kanë marrë pjesë në proces, të gjitha nën masa mbrojtëse për të siguruar sigurinë e tyre gjatë trajtimit të çështjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]