fbpx

Vidhen 4 ditarë të shkollës në Jabllanicë të Pejës, kamerat e sigurisë kapin gjithçka

nga Revista Kosovarja

Në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës është raportuar një rast i vjedhjes, të mërkurën.

Drejtori i shkollës në atë fshat ka njoftuar në polici se gjatë natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës.

Më pas i dyshuari kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion.

Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës.

“Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë 04.12.2024-02:03. Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës. Rasti po hetohet nga policia”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]