fbpx

Osmani e Burchett flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në Washington është takuar me kongresistin republikan Tim Burchett.

Në Facebook, Osmani ka shkruar se në qendër të bisedës Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

“U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve”, ka thënë Osmani.

Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në ShBA nga dita e djeshme, dhe ka zhvilluar një mori takimesh me politikanë atje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]