fbpx

Një komedian shumë i njohur dhe i dashur për publikun, në “BBV4” futet banori i ri

nga Revista Kosovarja

Tashmë ka nisur spektakli më i madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

Vetëm pak më parë është prezantuar banori i ri i “BBV4” i cili është Xum Allushi. Emri i tij i vërtetë është Gëzim Allushi, një komedian shumë i njohur në Shqipëri për videot e tij spontane gazmore në rrjetet sociale, të cilat bëhen mjaft virale. Xumi është spikatur shumë së fundmi edhe për ndryshimin e tij drastik në pamjen fizike, pasi pas një sakrifice të madhe dhe vullneti të fuqishëm ka humbur rreth 60 kilogram nga pesha e tij e mëparshme, duke u kthyer në një trup të palestruar. Së fundmi ai ka hapur qendrën e tij të dobësimit dhe fitness, si dhe një fondacion për të ndihmuar njerëzit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]