fbpx

Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në rrugë me borë dhe ngrica

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos drejtuesit e automjeteve, për shkak të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve të borës.

Shoferët këshillohen të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes automjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugët e mbuluara me borë dhe ngrica.

Apeli vjen si masë parandaluese për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë në trafik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]