fbpx

Problemet me energji, Rizvanolli takon sot përfaqësues nga KOSTT e KEDS

nga Revista Kosovarja

Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjetit.

Ministria e Ekonomisë dhe KOSTT, kanë ftuar qytetarët e Kosovës për kursim të energjisë elektrike, pasi ngarkesa ka arritur nivele rekord.

Lidhur me këtë gjatë ditës së sotme Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të zhvillojë takim me përfaqësues të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Ministria e Ekonomisë, njofton se pas takimit që pritet të mbahet rreth orës 09:30 do të ketë prononcime për media para ndërtesës së KEDS.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]