fbpx

Donjeta Sadiku “Boksierja e Vitit” 2024

nga Revista Kosovarja

Boksierja Donjeta Sadiku është shpallur si boksierja më e mirë e vitit 2024 nga Federata e Boksit e Kosovës.

Ky vlerësim vjen pas një viti të suksesshëm për Sadikun, e cila arriti të sigurojë normën olimpike dhe të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në kryeqytetin francez, ajo arriti deri në fazën e 1/8 së finales, duke treguar një paraqitje mbresëlënëse në skenën ndërkombëtare.

Çmimin Sadiku e pranoi gjatë ceremonisë tradicionale “Laureatët e Vitit”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës, ku u nderuan sportistët më të dalluar të vitit.

 

Në ceremoninë e organizuar në Hotel Sirius në Prishtinë, krahas drejtuesve të FBoxK-së, me në krye kryetarin Enver Krasniqi, morën pjesë ish boksierët e plejadës së artë, përfaqësues të KOK-ut, federatave sportive dhe klubeve të boksit. Me manifestimin e sotëm FBOXK-ja, ka përmbyllur aktivitetet për vitini 2024

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]