fbpx

Isufaj i shpall “luftë” Kurtit: Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin pavarësisht pozitës që kanë

nga Revista Kosovarja

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili i ka ftuar prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

“Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin pa dallim pavarësisht pozitës që kanë”, tha Isufaj në konferencën për media.

Isufaj tha se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës përfshirë dhe zyrtarët e lartë.

“Çdo person që ftohet ka përgjegjësi të paraqitet”, tha ai.

“Sistemi prokurorial nuk bën skenar, por punon sipas Kushtetutës”, tha Isufaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]