fbpx

Vjosa Osmani me mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave

nga Revista Kosovarja

Në edicionin festiv të emisionit “Canapé” Vjosa Osmani ka folur për familjen, çështjet shoqërore, si dhe për mënyrën se si e ka festuar dhe si e feston Vitin e Ri.

Osmani po ashtu bëri thirrje të fortë kundër dhunës ndaj grave, duke dhënë një mesazh frymëzues dhe mbështetës.

“Mos e duroni dhunën, sepse gjithmonë ekziston një zgjidhje që është shumë më e mirë. Ndoshta në një moment nuk duket e lehtë, por në afatgjatë ajo është zgjidhja më e mirë për nënën dhe për fëmijët. Largimi nga një situatë e dhunshme gjithmonë shpëton jetë, sepse asnjëherë durimi i dhunës nuk ka krijuar familje të lumtura,” tha Osmani në T7.

Se çfarë ka thënë më shumë rreth kësaj teme, mund ta mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]