fbpx

Kurti insiston për dëshminë në Prokurori: Unë nuk ju shkoj

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar edhe një herë se nuk shkon në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar, ani pse është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Siç shprehet Kurti, ai e di mirë se çfarë plani kanë ‘ata’.

“Unë nuk po dëshirojë që ata të vijnë, unë po ju tregoj që nuk ju shkoj. Nuk shkoj sepse e kam shumë të qartë planin e tyre”, tha ai nër RTK.

“Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi ‘kryeministri më i pakorruptuar në Ballkan duke hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni’. Kush nuk merret a je dëshmitar a i pandehur. Edhe mua tash po më trajtojnë si të pandehur”, ka thënë i pari i qeverisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]