fbpx

Ta ndihmojmë Lindën

nga Revista Kosovarja

Atëherë kur ne kishim nevojë për të na ndihmuar ndokush në Turqi, e posaçërisht në Istanbull, Linda Güler ishte përherë aty.

I urojmë shërim sa më të shpejtë dhe sa më shpejtë të na kthehet me aktivitetet e saja tani më të njohura.

Tani është radha jonë.

Humanistja dhe gazetarja, me prejardhje nga Kumanova që jeton në Stamboll, Linda Güler, është diagnostikuar me kancer në fazë agresive.

Diagnoza është: Adenokarsinomë, Kancer i ezofagut.

Në këtë moment, ajo ka nevojë për lutjet tona dhe për ata që mund të ofrojnë ndihmë materiale, në masën që e kanë mundësinë.

Linda është gjithashtu nënë e dy fëmijëve dhe në vazhdimësi ka kontribuar në forma të ndryshme shqiptarët kudo që jetojnë. Ajo ka promovuar shumë kulturën dhe gjuhën shqipe në mesin e shqiptarëve të Turqisë.

Ajo para shumë vitesh ka punuar si gazetare dhe spikere në Radio Albana e më pas edhe si gazetare e prezantuese në Tv Festa, në Kumanovë.

Ndihmat tuaja mund t’i jepni përmes xhirollogarisë:

TR 16 0013 4000 0117 3572 2000 03

Merlında Güler
Deniz Bank
Kağıthane / Istanbul

SWIFT KODI: DENITRIS
34406

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]