fbpx

Arrihet marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit

nga Revista Kosovarja

Hamasi ka pranuar një projektmarrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, thanë të martën dy zyrtarë të përfshirë në bisedime.

Bisedimet janë zhvilluar në Katar dhe duket se ka një marrëveshje për këtë. Një zyrtar izraelit tha se është bërë përparim, por detajet janë duke u finalizuar.

Plani duhet t’i paraqitet kabinetit izraelit për miratim përfundimtar.

Rreth 100 izraelitë janë ende robër brenda Gazës dhe ushtria beson se të paktën një e treta e tyre janë të vdekur./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]