…Njerëzit me të cilët mund të bësh gjithmonë një diskutim për së mbari janë pleqtë dhe fëmijët.
Të parët, sepse janë të pjekur, kurse të dytët të pastër.
Jeta t’i afron letrat, por lojën duhet ta bësh vetë, ta luash vetë.
Mund të dalësh fitues, por edhe humbës…– thotë plaku.
Fëmijët e kanë një të mirë: pavarësisht ngatërresave, mospajtimeve, fjalosjeve, madje edhe rrahjeve që mund t’i bëjnë me shokë, të nesërmen pajtohen, përqafohen, luajnë bashkë…
Thonë: Koha ta ndryshon fytyrën, por jo shpirtin.
E, koha është si një lum: nuk mund ta prekësh të njëjtin dy herë, meqë vala që ka kaluar njëherë nuk kthehet më.
Mirë e ka thënë ai që e ka thënë: Jeta është si një shfaqje teatrale, por nuk ka prova fillestare. Këndo, kërce, qesh dhe jetoje çdo ditë të jetës, para se shfaqja të përfundojë pa duartrokitje…
Ke lindur për të jetuar, nuk jeton se ke lindur.
Zhgënjimet të bëjnë të hapësh sytë dhe mbyllësh zemrën.
Kohë, jetë e tillë ka ardhur.
Mund të jesh i drejtë, por sot mos kërko drejtësi.
Si mund të kërkosh drejtësi në këtë kohë, ku gënjeshtra ka depërtuar thellë në shpirtin e shumëkujt?!
E adhuroj diellin, i cili më ngrohë dhe vazhdon t’më ngrohë pa interes.
Pyes veten: A ka njerëz që i ngjajnë diellit? / gani dili