fbpx

A është ky momenti më special i Luizit dhe Kiares?

nga Revista Kosovarja

 

Lidhja e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos ka qenë një nga temat më të diskutuara në media dhe rrjetet sociale që nga pjesëmarrja e tyre në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania.”

Ata u takuan gjatë spektaklit dhe lidhja e tyre u zhvillua në sytë e publikut, duke tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen e fansave.

Pas përfundimit të spektaklit, Luizi dhe Kiara vazhduan lidhjen e tyre dhe madje organizuan një dasmë në program, që u shndërrua në një moment ikonik për reality show-n.

Që atëherë, ata kanë ndarë momente nga jeta e tyre private në rrjetet sociale dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare edhe pasi u bënë prindër, shkruan “Kosovarja”.

Ky, në Maldive, duket të jetë një nga momentet më të bukura të çiftit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]