fbpx

Reagon Jozi menjëherë pas përjashtimit nga BBVA

nga Revista Kosovarja

Jozi ka dhënë një intervistë në studion e “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin lidhur me këtë situatë

Vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” ka ardhur një zarf i zi, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik. Jozi përjashtohet nga gara.

Laerti ka lexuar zarfin e zi ku shpjegohet arsyeja e përjashtimit të Jozit nga gara. Për shkak të diskriminimit fyerjes dhe vlerës si popull, për shkak të disrespektit ndaj bashkëkombasve tanë, gjë të cilën e ka bërë Jozi mbrëmjen e djeshme në një debat me Gjestin, ai është përjashtuar.

Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi ka dhënë një intervistë ekskluzive në studion e “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin lidhur me këtë situatë.

Jozi: Popullit të Kosovës i them që jemi krenar për ju dhe jemi një komb, nuk ka asgjë këtu drejtuar jush se juve ju kemi në zemër dhe nuk ishte rasti i djeshëm për të prekur plagët tonë të përbashkët, nuk kam asgjë kurndër familjes së Gestit, por ai luajti kartën e viktimizimit, ndodhi ça ndodhi ju kërkoj falje dhe ju dua shumë gjithë shqiptarët e Kosovës, jam me ju

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]