Studimet në Singapor, të zhvilluara në më shumë se 60 500 persona brenda 14 viteve, kanë zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë e pijeve të gazuara në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri deri në 87%
Studiuesit rekrutuan më shumë se 60,500 njerëzish, si pjesë e studimit të Singapore Chinese Health study.
Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.
Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh, si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup me konsumimin e pijeve të gazuara.
Një prej mekanizmave të cilat llogariten si përgjegjës për kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi.