fbpx

Xheneta i shkon në shtëpi Gjestit, ky është qëllimi

nga Revista Kosovarja

Një ndër emrat më të komentuar të momentit, finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu duket se ia ka parë hajrin gjithë komentimit që po i bëhet figurës së saj.

Kjo pasiqë ajo ka arritur të ketë zyrtarisht një vend pune në Top Channel, në shtëpinë ku aktualisht është edhe Gjesti.

Pavarësisht se ishte produkt i Big-ut të Kosovës, Xheneta ka vendosur që fokusin e saj ta përqendrojë kah Tirana, ku do e shohim në baza javore në formatin ‘E diell’ në Top Channel.

Ajo do jetë pjesë e rubrikës ‘Trotuar’ si opinioniste.

Duke ditur natyrën e zjarrtë debatuese të Xhenetës që di të krijojë kontradikta të forta, ajo duket të jetë përzgjedhje e duhur për rolin në fjalë.

Kjo sepse, Xheneta nuk do diskutim që do t’ia vë ‘flakën’ temave të forta të diskutimit që trajohen çdo të diel në program.

Ndryshe, Xheneta bëhet finalistja e dytë e BBVK me një rol në Top Channel. Para saj, pozitë si opinioniste e FanClub iu besua edhe Shqipe Hysenajt, nga sezoni i dytë i programit./Prive.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]