fbpx

“Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Kemi punuar bashkë” – produksioni e zë në rrenë Rozanën

nga Revista Kosovarja

Produksioni i “Big Brother VIP Albania” ka reaguar pas deklaratave të ndryshme të banores Rozana Radi në lidhje me njohjen e saj me aktorin Laert Vasili.

Gjatë spektaklit, produksioni transmetoi një klip ku këngëtarja dhe aktorja shihej duke dhënë tri versione të ndryshme për marrëdhënien e saj me Laertin: “Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Unë me Laert Vasilin jam takuar dy herë”, “Me Laertin kemi punuar një muaj bashkë çdo të shtunë”.

Ky ndryshim në deklaratat e saj ka ngritur dyshime mes banorëve të tjerë, të cilët mendojnë se dyshja mund të njihen shumë më mirë nga jashtë, por po luajnë një strategji brenda shtëpisë, duke u shtirur sikur nuk kanë njohje të mëparshme.

Publiku gjithashtu ka vënë re këtë kontradiktë, dhe në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime mbi qëndrimin e Rozanës.

Produksioni vendosi të ndërhyjë për të qartësuar situatën, duke demantuar indirekt pretendimet e saj dhe duke e lënë banoren përballë pyetjeve të publikut dhe bashkëlojtarëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]