fbpx

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës, ja pse

nga Revista Kosovarja

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës.

Studimi ka arritur në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit.

Sipas të dhënave, mungesa e gjumit për një natë të vetme e rrit sasinë e kësaj proteine në tru me 21 përqind.

Ky është një ndër studimet më të rëndësishme që konfirmon se si gjumi dhe mungesa e tij ndikojnë në shëndetin mendor të njeriut.

Rëndësia e gjumit për trurin dhe parandalimin e sëmundjeve

Gjumi është thelbësor në mbrojtjen e trurit nga proteina beta-amiloid që bllokon zonat e kujtesës në tru.

Sipas të gjitha studimeve, gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.

Ai ndihmon në pastrimin e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, mungesa e gjumit nuk nxit vetëm humbjen e kujtesës por edhe sëmundje të tjera të trurit siç janë Alzheimeri e të tjerë.

Skleroza, sëmundja vrasëse që i bën njerëzit të harrojnë

Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut.

Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, ku jetëgjatësia është më e lartë.

Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza.

Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë.

Mjekët mendojnë se që çdo vit numri i diagnostikimeve do të shtohet me 10 milionë.

A Ka një kurë për sklerozën?

Sipas të dhënave për momentin, skleroza dhe sëmundjet e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup sëmundjesh nuk mund të kurohen.

Shkencëtarët po punojnë për krijimin e medikamenteve që ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve.

Sipas tyre, sa më herët të diagnostikohet një sëmundje e tillë, aq më efikase do të jenë trajtimet dhe medikamentet./AgroWeb.org

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]