fbpx

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

nga Revista Kosovarja

Pas raportimeve se disa fluturime nga Kosova në Gjermani priten të anulohen, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar duke thënë se e gjithë kjo buron nga greva.

Po ashtu edhe Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se kjo situatë prek edhe linjat direkte ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në këto aeroporte”.

“Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se kjo situatë prek edhe linjat direkte ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]