fbpx

Tërhiqet padia ndaj Jay Z, për sulm seksual

nga Revista Kosovarja

Padia për sulm seksual, ndaj Jay Z-së, është tërhequr.

Një grua kishte denoncuar Jay Z-në dhe Diddy-n për sulm seksual, duke pretenduar se ngjarja kishte ndodhur në MTV VMA në vitin 2000, kur viktima ishte 13 vjeçe.

Një audio incizim i siguruar nga “ABC News” shfaq viktimën që dëgjohet duke pranuar se Jay Z nuk e kishte sulmuar atë dhe duke pranuar se avokati i saj e shtyu të ngritë padinë ndaj Jay Z.

“Ai ishte vetëm aty, por nuk kishte të bënte me ndonjë akt seksual ndaj teje?”, pyeti hetuesi privat.

“Po”, u përgjigj Jane Doe.

Avokati i Jay Z, Alex Spiro, mohon se klienti i tij është takuar ndonjëherë me Jane Doe.

Në regjistrim, gruaja dëgjohet duke u thënë hetuesve se avokati i saj, Tony Buzbee, e shtyu atë të padiste Jay-Z.

“Ai ishte ai që më shtyu të shkoja përpara me këtë, me Jay-Z”, dëgjohet të thotë gruaja.

“Buzbee bëri?” pyetën hetuesit. “Po,” u përgjigj gruaja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]