fbpx

Lushtaku: Haxhi Thaçi një burrë i urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, qëndroi gjithmonë i fortë

nga Revista Kosovarja

Sami Lushtaku, nënkryetar i Skenderajt, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të Presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

Lushtaku tha se “Baca Haxhi Thaçi, një burrë i urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, qëndroi gjithmonë i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës”.

Ai shton se Haxhi Thaçi “ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]