fbpx

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Procesi në fazën e ankesave, presim vendimet e institucioneve përkatëse

nga Revista Kosovarja

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor duke thënë se ky proces tani është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare që janë shpallur nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Zgjedhjeve më 15 mars 2025, shkruan Gazeta Express.

Elezi për Express ka deklaruar se KQZ-ja do të presë vendimet e institucioneve përkatëse.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]