Prokuroria ka konfirmuar se “dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje” në Stanoc të Vushtrrisë, siç i tha Gazetës Express më herët, zëdhënësi Valon Preteni.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
Prokuroria tha në një njoftim për media se “në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim”.
“Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.