fbpx

Ky është këmbësori që u godit për vdekje mbrëmë në Bresje të Fushë Kosovës

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin Bresje, ku një këmbësor ka humbur jetën. Viktima u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes, dhe më pas trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Sinjali ka mësuar se personi që humbi jetën është Selim Muqiqi, rreth 63-vjeçar.

I ndjeri u godit nga një veturë me targa të rajonit të Prishtinës, që po e drejtonte një 28-vjeçar, i cili tashmë është identifikuar nga Policia.

Në vendin e ngjarjes, njësitet përkatëse të Policisë kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa Njësia e Trafikut Rajonal, ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]