fbpx

“Për mua është tragjedi”, aktorja e madhe Tinka Kurti përfundon në azil

nga Revista Kosovarja

Aktore e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Tinka Kurti ka shfaqur një mesazh emocionues për jetën e saj, duke zbuluar se tani jeton në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Gjatë një interviste në “Big Brother”, ajo shprehu humbjen e thellë për vdekjen e kolegëve të saj, si dhe përjetimin e vështirësive të jetës në moshë të avancuar.

“Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.

Tinka Kurti ka pasur një karrierë të lavdërueshme me mbi 50 filma dhe 150 shfaqje teatrore, dhe është nderuar me tituj të lartë, përfshirë “Artistja e Popullit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]