Moderatorja e njohur Elita Rudi ka surprizuar ndjekësit me një transformim të ri në pamjen e saj.
Ajo ka vendosur t’i japë fund flokëve të saj natyrale të zeza, duke zgjedhur një ngjyrë të ngrohtë çokollate, e cila i jep një pamje më të butë dhe elegante.
Elita e ka ndarë ndryshimin me ndjekësit në rrjete sociale, duke postuar një fotografi ku shkëlqen me flokët e gjatë, të valëzuar dhe plot shkëlqim në ngjyrën e re.
Ky ndryshim i pamjes vjen në një kohë kur Elita vazhdon të jetë aktive në ekran dhe rrjetet sociale, duke ruajtur gjithmonë një stil të sofistikuar dhe inspirues.