fbpx

Bruno për Gjestin “Erdhi i përgatitur, është një test i madh…”

nga Revista Kosovarja

I ftuar në pjesën e parë në emisionin “Pardon My French” ishte Bruno Shemsho i cili ka bërë një analizë të banorëve dhe situatave në “Big Brother VIP” duke qenë se jemi duke iu afruar fundit të këtij rrugëtimi që ka nisur më 21 Dhjetor.

Cili nga banorët mendon se do t’i bashkohet Rozanës dhe Laertit në finale?

Me meritokraci mund të them se do të jetë Gerta sepse është që nga fillimi i BBV konkurrentja e vetme e Rozanës dhe kanë ndërtuar atë lojën me njëra-tjetrën, rivale gjithmonë. Gerta e meriton por jam në dilemë në lidhje me finalistin e dytë mund të jetë Gjesti, kam dilemë për Gjestin. Me meritokraci mendoj se duhet një imazh si Danja dhe Aldo që doli, unë mendoja se do të ishte njëri prej tyre në finale sepse janë ato elementë që e plotësojnë atë tablonë e finalistit.

Duke parë më fal për shprehjen, atë histerinë kolektive që bëhet për Gjestin finalist mendoj se Gjesti do të jetë me një logjikë të thjeshtë por duke marrë parasysh BBV në edicionet e kaluara jo çdokush që komentohet dhe që ka më shumë dinamika në çift dhe bënte këtë lloj loje shpesh nuk është as fitues. Nuk ka të bëjë numri i ndjekësve në Instagram apo sa like shkon sepse më duken pa sens por duhen vota. Edhe ky është testi më i madh për Gjestin që të marrë votat e Diasporës.

Kush mendon se do të fitojë në këtë edicion?

Dëshira ime është që të jetë Rozana.

Duke bërë edhe një analizë të lojës së Gjestit, Bruno tha se:

Gjesti ishte një lojtar i përgatitur nga një Big Brother i kaluar me të gjithë eksperiencën e marrë prej andej ndërsa lojtarët që ndodheshin këtu kishin gjithësej dy javë dhe nuk kam parë që vetëm brenda dy javëve të bëhet nami.
Gjesti kishte perfeksionuar hapjen e gropave nga BBV i kaluar dhe erdhi direkt aty i gatshëm që të shpaloste lojën e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]