fbpx

Pranvera sjell bukuri… dhe alergji? Ja si t’i mbani larg simptomat bezdisëse

nga Revista Kosovarja

Alergjitë pranverore janë reagime të sistemit imunitar ndaj substancave të padëmshme në mjedis, që zakonisht ndodhin gjatë stinës së pranverës

Këto alergji shkaktohen kryesisht nga poleni i pemëve, barërave dhe bimëve që lulëzojnë në këtë periudhë.

Teshtimat, irritimi i syve,teshtitjet e shpeshta, fyti i acaruar dhe veshët që shpojnë, vështirësitë në frymëmarrje, ndjesia e lodhjes, etj., janë disa nga simptomat më të bezdisshme që e bëjnë këtë gjendje kaq të mundimshme për ata që e vuajnë.

Kur thithim grimcat e polenit përmes hundës apo gojës, organizmi i disa personave i sheh ato si “të rrezikshme” dhe reagon duke prodhuar histaminë – një substancë që shkakton simptomat e alergjisë.

Përveç pjesës së trajtimit të alergjive me ilaçe nga mjekët profesionistë, ka edhe disa ushqime që falë vlerave të tyre ndikojnë në forcimin e përgjithshëm të imunitetit dhe si pasojë edhe në lehtësimin e gjendjes së alergjisë.

Ushqimet që ndihmojnë kundër polenit

Mjalti

Mjalti është i përkryer për trajtimin e simptomave të alergjive dhe parandalimin e tyre. Ai është një ushqim i fuqishëm anti-inflamator, falë edhe nektarit të luleve që mund të shërbejë si terapi për lehtësimin e gjendjes së alergjive.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është shumë i pasur me kuercetinë, një përbërës që ndihmon në lehtësimin e aspektit inflamator dhe si pasojë edhe në lehtësimin e simptomave të alergjisë së stinës.

Salmoni

Kur bëhet fjalë për ushqimet e pasura me omega-3 që lehtësojnë alergjinë, zgjedhja e parë është salmoni. Ky lloj peshku plotëson të gjitha nevojat për 100 gramë omega-3 në ditë, por ndërkohë ndikon edhe në lehtësimin e alergjisë.

Ananasi

Si një nga të vetmet burime ushqimore të bromelainës (përzierje natyrale e enzimave të nxjerra nga trungu dhe fruti i ananasit), ky frut është zgjedhja e duhur për të luftuar simptomat e alergjisë, pasi është plot me vitaminë C.

Qepa

Një ushqim fantastik kundër alergjive, që mund të përdoret në çdo lloj gatimi, nga salcat e ndryshme, te supa, sallatat etj., është qepa, e cila përmban kuercetinë, një element që lufton gjendjen e alergjive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]