fbpx

“Nuk e durova më”- Zbulohet se çka ka thënë në polici Jozi

nga Revista Kosovarja

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP”.

Banori i BBVA, Jozefin Marku, ka goditur me shuplakë banorin tjetër, Besart Kelmendin, teksa ky i pari po dilte pasi që nuk u zgjodh në mesin e katër finalistëve.

Marku është shoqëruar në stacionin policor në Tiranë dhe ka qëndruar për pesë orë.

Mediumi Report TV ka zbardhur dëshminë lidhur me atë se çfarë ka thënë Jozi në komisariat.

“Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, citohet të ketë thënë ai.

Jozi ka qëndruar në Komisariat për 5 orë me radhë, deri në përfundim të procedurave, është liruar rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa do të hetohet në gjendje të lirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]