Sot, familja e Ledri Vulës kremton me krenari dhe emocion 90-vjetorin e një figure të dashur dhe të respektuar – gjyshes së tij Naxhije Buçinca, një veterane e arsimit që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë, shkruan “Kosovarja”.
E lindur në një kohë sfidash, ajo ia kushtoi jetën edukimit dhe përhapjes së dijes, duke shërbyer me përkushtim si mësuese për dekada të tëra.
Sot, në këtë përvjetor të rrallë, familja, miqtë dhe nxënësit e dikurshëm i bashkohen urimeve për një jetë të gjatë, të mbushur me dashuri dhe mirënjohje.
Gëzuar 90-vjetorin!