fbpx

Fituesi i “Ferma VIP 1”, Dijonis Biba, tregon publikisht mbështetjen për një nga konkurrentet

nga Revista Kosovarja

Dijonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram se këtë sezon mbështet plotësisht konkurrenten Nur. Në një video të postuar në “story”, ai shfaq momentin kur Nur i shpëton televotimit dhe e shoqëron me fjalët:

“Ma suportoni Nurin se është më e mira, më e drejta.”

Nur ishte mes të rrezikuarve për të lënë fermën gjatë mbrëmjes së djeshme, një situatë që u komentua gjerësisht edhe nga opinionistët e spektaklit, Zhaku dhe Kastro Zizo.

Në fund të mbrëmjes, publiku vendosi që Albi të ishte i eleminuari i radhës. Ai e priti rezultatin me sportivitet dhe një qëndrim mjaft pozitiv, duke u ndarë me dashamirësi nga banorët e tjerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]