fbpx

Tom Cruise dhe Ana de Armas shihen sërish bashkë

nga Revista Kosovarja

Sërish është raportuar për një lidhje të mundshme mes aktorit Tom Cruise, 62 vjeç, dhe aktores Ana de Armas, 36 vjeçe. Ata janë fotografuar bashkë në Londër këtë fundjavë, duke zbritur nga një helikopter privat pas një fluturimi nga Madridi.

Në fotot që i ka publikuar People, De Armas shihet duke ecur përkrah Cruise ndërkohë që me vete kishte edhe dy qenët e saj.

Kjo nuk është hera e parë që të dy janë parë bashkë në publik. Në muajin shkurt, ata u fotografuan duke darkuar në zonën Soho të Londrës dhe muajin e kaluar janë parë sërish duke zbritur nga një tjetër helikopter në London Heliport.

Një burim për People atëherë kishte deklaruar se takimi i tyre në Londër kishte qenë i natyrës profesionale.

“Ishin me agjentët e tyre duke diskutuar për bashkëpunime të mundshme. Duken si miq të mirë, por nuk ka asgjë romantike mes tyre”, ka thënë burimi.

Megjithatë, takimet e përsëritura dhe fakti që De Armas mori me vete qentë e saj në udhëtim, ka bërë që fansat të mendojnë se marrëdhënia e tyre mund të jetë më shumë sesa thjesht “biznes”.

Tom Cruise ka qenë i martuar më parë me aktoren Katie Holmes, me të cilën ka vajzën Suri, 18 vjeçe. Ai gjithashtu ka qenë i martuar me aktoren Nicole Kidman, me të cilën ka dy fëmijë të adoptuar, Isabella (32) dhe Connor (30).

Në verën e vitit të kaluar, Cruise u përfol për një romancë me këngëtaren Victoria Canal, por ajo i quajti thashethemet “të çmendura”.

Ana de Armas ka qenë në një lidhje me aktorin Ben Affleck nga viti 2020 deri në 2021. Para kësaj, ajo ishte e martuar me aktorin spanjoll Marc Clotet (2011–2013). Së fundmi, ajo është përfolur për një lidhje me Manuel Anido Cuesta, njerkun e djalit të presidentit kuban, pasi u panë duke u puthur në Madrid në muajin nëntor të vitit 2024.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]