Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka ftuar për sot një mbledhje të Qeverisë, përkundër pretendimeve të tij se ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit të martën.
Ky veprim ka shkaktuar dyshime dhe polemika të forta, pasi disa parti dhe juristë nuk e njohin dorëheqjen e tij si të vlefshme. Sipas tyre, dorëheqja nuk është në përputhje me ligjin dhe nuk ka pasur një procedurë të qartë.
Mbledhja e Qeverisë është caktuar të mbahet sot në orën 10:00, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit.
Në këtë mbledhje, janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e kabinetit qeveritar, disa prej të cilëve kanë deklaruar gjithashtu se kanë dhënë dorëheqje.
Megjithatë, vazhdon të mbetet e paqartë nëse këto dorëheqje janë të vlefshme dhe në përputhje me ligjin.