fbpx

Tragjedi në futbollin shqiptar, lojtari 28-vjeçar vdes në fushë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin shqiptar mbrëmjen e së martës, gjatë ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit 9×9, mes ekipeve FC Dajti dhe FC Lumninesen.

Futbollisti B.H., 28 vjeç, pjesë e skuadrës së FC Dajtit, ka pësuar atak kardiak në mes të fushës. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe ndihmës mjekësore që iu dha në vendngjarje, ai nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë tragjikisht.

Kjo fatkeqësi rikthen në vëmendje rastin e fundit të ngjashëm, ku futbollisti i njohur i Superiores, Raphael Dëamena, humbi jetën po ashtu në fushë, pas një ndalese kardiake, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja e djeshme ka shkaktuar tronditje të thellë te bashkëlojtarët, stafet dhe të gjithë komunitetin sportiv, ndërsa priten njoftime zyrtare nga organizatorët e kampionatit dhe autoritetet për detaje të mëtejshme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]