fbpx

Pas shtrenjtimit të energjisë, çmimi i një buke pritet të shkojë deri në 80 centë

nga Revista Kosovarja

Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së është aprovuar shtrenjtimi i rrymës prej 16.1 përqind.

Pronari i një fabrike të miellit në Kosovë, Rexhep Rama tha se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike do të shtrenjtohet edhe çmimi i miellit dhe rrjedhimisht i bukës.

“Çmimi i rrymës u rrit po u rrit shumë. Do ta kemi problem ne ashtu kështu kemi pas një çmim jo të mirë tash pas kësaj rritje do të rrezikojmë t’i mbyllim fabrikat krejt sepse nuk mund ta përballojmë. Ndërsa rritja do të ndikoj me patjetër sepse me këtë çmim nuk do të mund të punojmë”deklaroi Rama për RTV21, transmeton Periskopi.

Rama, ka deklaruar se çmimi i një buke mund të shkojë deri në 80 cent në të kundërtën fabrikat e miellit rrezikojnë falimentimin.

“Ne e rrisim çmimin e miellit furrtarët të bukës. Me këtë çmim aktual nuk mund të punojmë, sepse në Gjilan një bukë është 60 cent ndërsa tash pas rritjes tash shkon deri në 70/80 cent. Një kilogram miell është 34 cent tash patjetër duhet të bëhet 40 cent sepse nuk mund të mbulohemi”./Periskopi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]