fbpx

Dafina ‘kryqëzohet’ nga komentuesit, kjo është arsyeja

nga Revista Kosovarja

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i kanë blerë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre.

Kjo karrocë e veçantë në vlerë mbi katër mijë euro mori vëmendjen e të gjithëve.

Shumë ndjekës në rrjete sociale e kritikuan çiftin duke e cilësuar si një shpenzim të tepërt.

“Karrocë për fëmijë lambo është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit.

“Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq”, i është përgjigjur Gjergji.

Një tjetër komentues tha: “Mendjemadhësia ndonjëherë është shumë e keqe kur e tregon se kush je. Unë mendoj se është e tepruar një karrocë fëmijësh kaq të shtrenjtë ku ndërkohë ka familje që nuk kanë fare”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]