Aktori Agron Llakaj mbush sot 65 vjeç. Por ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë përvjetor ai e ka përjetuar me një emocion të veçantë dhe të thellë, duke ia kushtuar kujtimit të bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës, e cila u nda nga jeta rreth një vit më parë.
Në një mesazh të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale, Llakaj shpreh dhimbjen dhe mungesën që ndjen në këtë ditë të rëndësishme për të. Ai tregon se për herë të parë, ditëlindja e tij i duket si një “numër i zbrazët”, pasi ajo që e bënte të veçantë festën – prania dhe drita e syve të bashkëshortes nuk është më.
“E dashur dhe e shtrenjtë, Kostandina,
Unë sot 65 vjeç… por për herë të parë, ditëlindja e kësaj moshe më duket si një numër i zbrazët. Sepse ti nuk je këtu. Nuk je këtu që të qeshësh mes nesh si çdo herë, kur ndiznim atmosferën me të qeshura pa fund, nuk je ti, që me dritën e syve të tu në tryezën e festës, të kujtosh me mua rrugëtimin tonë.
Nuk e festoj dot këtë ditëlindje si dikur.
Por e kthej në një ditë falënderimi për ty – për dashurinë që më dhe, për fëmijët, familjen dhe jetën që ndërtuam, për gjurmën që le në shpirtin tim.
…dhe unë vazhdoj të jem ende këtu, duke ecur ngadalë drejt mbrëmjes së jetës, me emrin tënd në çdo hap, me ty në çdo frymë”-shkruan Agron Llakaj.
View this post on Instagram